PSG fiton edhe pa Leo Messin

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:39 | Futboll
PSG fiton edhe pa Leo Messin

Pavarësisht situatës së vështirë, polemikave dhe tensioneve, PSG reagon pozitivisht në fushë.

Kryeqytetasit fituan 3-1 në trasfertën me Troyes, në javën e 34 të kampionatit francez. Kylian Mbappe, Vitinha dhe Fabian Ruiz shënuan golat e suksesit të parizienëve, që ngjiten në kuotën e 78 pikëve.

Me këtë rezultat, ata kthyen distancën me 6 pikë nga Lensi i vendit të dytë dhe hodhën një hap të rëndësishëm drejt titullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos