All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Na ke dhënë fjalën”, tifozët i kërkojnë ish-të dashurës së Balotelli-t të mbajë premtimin pas titullit të Napolit

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 22:04 | Futboll
All - Paragraf - 1

Prej ditësh, në Napoli është festë për titullin e tretë në Serie A. Shumë personazhe të rëndësishëm kanë publikuar në rrjetet sociale momente nga festimet e tyre, ndërsa të shumtë janë ata që po presin me padurim që modelja, Raffaella Fico, ish-e dashura e Balotelli-t, të mbajë premtimin.

Në janar, kur realizimi i ëndrrës ishte ende larg, 35-vjeçarja premtoi se do ta festonte suksesin duke dalë “topless”. Në atë kohë, tifozët nisën të ëndërrojnë, ndërsa tani është koha që ajo të mbajë fjalën, shkruan TgCom.

All - Paragraf - 3

Raffaella Fico nuk është e para që ka bërë një premtim të tillë. Në vitin 2000, Anna Falchi, bëri të njëjtën gjë për triumfin e Lazio-s. Po ashtu, një vit më vonë ishte Sabrina Ferilli, e cila u shfaq me bikini dhe një flamur verdhekuq të Romës duke festuar.

Raffaella Fico postoi një video në rrjetet sociale duke festuar me fishekzjarrë, ndërsa tifozët i kërkojnë të mbajë premtimin. “Na ke dhënë fjalën”, i shkruajnë ata në komente në llogaritë e saj në rrjetet sociale. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos