E rrallë në NBA, basketbollisti serb dhunon pronarin e skuadrës kundërshtare në mes të ndeshjes

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 09:10 | Futboll
E rrallë në NBA, basketbollisti serb dhunon pronarin e skuadrës

Ndeshja e Denver Nuggets-Phoenix Suns prodhoi një skenë të rrallë në basketbollin amerikan, që përfshiu një lojtar serb, një pronar ekipi dhe një ish-basketbollist të famshëm.

Në periodën e dytë, njëri nga lojtarët e Suns përfundoi te spektatorët në përpjekje për të kapur topin që po dilte jashtë vijave. Topi përfundoi në duart e një spektatori të radhës së parë.

Ky ishte momenti kur serbi Nikola Jokic, i Denver Nuggets, vendosi që ishte ai personi që duhet ta merrte topin. Ai u përpoq ta merrte atë me forcë nga duart e tifozit, që ishte vetë pronari i Phoenix Suns, Mat Ishbia.

Pasi ia mori me dhunë, i dha edhe një të shtyrë me bërryl pronarit. Në atë moment ndërhyri edhe një nga legjendat e NBA, Isaiah Thomas, i cili e kapi nga bluza basketbollistin serb.

Nga e gjithë kjo, Nikola Jokic shpëtoi vetëm me një faull teknik. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=fJcBUz9kl1A

A2 CNN Livestream

Latest Videos