Portieri i kombëtares së Holandës, Jasper Cillessen, bëri një gafë sa të pabesueshme, aq edhe qesharake në ndeshjen e skuadrës së tij NEC kundër Heerenveen, të shtunën në kampionatin vendas. Pasi miqtë kaluan në avantazh, NEC përmbysi gjithçka me dy gola nga Magnus Mattsson dhe Landry Dimata. Por Cillessen i dhuroi barazimin kundërshtarëve kur mendoi se topi i gjuajtur nga Sydney van Hooijdonk do të dilte jashtë. Me duart e ngritura në ajër, portieri holandez nuk bëri asnjë përpjekje për të ndalur rrugëtimin e topit, që përfundoi brenda rrjetës së tij. (A2 Televizion)
Gafa e pabesueshme e portierit të Holandës
