Arsenali turpërohet nga Palace, rrezikon zonën Champions

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 08:24 | Futboll
Arsenali turpërohet nga Palace, rrezikon zonën Champions

Një humbje turpëruese që mund të ndikojë shumë në fatin e sezonit. Arsenal u mposht me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë ndaj Crystal Palace, duke humbur shansin të shkëputet nga Tottenham, në vendin e katërt në renditjen e Premier League.

Topçinjtë nuk ishin në formën më të mirë pasi u ndëshkuan dy herë brenda 25 minutave. Edhe në pjesën e dytë, reagimi i skuadrës së Artetës nuk u pa derisa Zaha i dha dhe goditjen finale dhe mbylli gjithçka me rezultatin 3-0 në favor në vendasve.

Një disfatë që rëndon shumë për Arsenal, pasi sërish mbetet jashtë zonës Champions. Aktualisht, Topçinjtë ndodhen në vendin e pestë me 54 pikë, 1 më pak se Tottenham i vendit të katërt edhe pse kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos