Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën Kushtetuese

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 08:34 | Politikë
Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari mbërrijnë në Gjykatën

Një ditë pasi bëri betimin tek noterja, gjyqtarja Arta Vorpsi ka mbërritur në orën 07:50 në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, edhe Marsida Xhaferllari, në orën 08:00, hyri në ambientet e kësaj gjykate.

Kur u pyetën nga A2 se cila prej tyre duhet të qëndronte në zyrë, Arta Vorpsi tha: "Jam në zyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese". Ndërsa Xhaferllari nuk preferoi të komentonte.

Arta Vorpsi u betua si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në një zyrë noterie. A2 disponon dokumentacionin noterial të firmosur nga noterja Miranda Xhemalçe, e cila garanton se Arta Vorpsi është betuar si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, përmes një nënshkrimi deklarues. Në këtë shkresë të firmosur prej saj, Arta Vorpsi deklaron se “në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, të emërtuar nga KED dhe të botuar në fletoren zyrtare, me vullnetin dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit kushtetues dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

https://a2news.com/2019/11/14/arta-vorpsi-ben-betimin-si-anetare-e-gjykates-kushtetuese-te-noterja/

Ndërkohë burime nga mazhoranca i thanë A2 se procedura është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë dhe mbështetet në një rekomandim të Komisionit të Venecias, që i cilëson betimet si akte të thjeshta ceremoniale.

Lëvizja vjen pasi një ditë më parë Presidenti Ilir Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndonëse sipas Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vorpsi kaloi automatikisht në atë pozicion për shkak të pikëzimit dhe mos shprehjes së Presidentit me dekret për të.

Dublimi i kësaj vakance me dy emërime, një nga KED dhe një nga Presidenti, sjell një tjetër ngërç institucional në kthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=YFY_rXFtRGw

A2 CNN Livestream

Latest Videos