
Presidenti i Republikës do të organizojë sot ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetueses.
Në njoftimin zyrtar, Presidenca thotë se në orën 19:00 do të bëhet betimi i Elsa Toskës, në 19:30 betohet Marsida Xhaferllari dhe në 20:00, Fiona Papajorgji.
Toska dhe Papajorgji u votuan të hënën në Parlament duke marrë të dyja votat e nevojshme, ndërsa Xhaferllari u dekretua një ditë më parë nga Presidenti.
Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)