A2 pyeti zëdhënësen e BE, Maja Kocijancic në lidhje me konfliktin që ka nisur mes Presidencës dhe Kuvendit për dekretimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Në një reagim për këtë çështje zëdhënësja e BE, u shpreh se institucionet shqiptare duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë konflikt interpretimi për të lejuar ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese, për të cilën vendi ka shumë nevojë. Sipas Kocijancic, ngritja e kësaj gjykate është thelbësore për avancimin përpara të Shqipërisë drejt rrugëtimit evropian
Përgjigja e plotë e zëdhënëses së BE për pyetjen e bërë nga A2
“Kemi biseduar të shqetësuar me institucionet shqiptare dhe kërkuam prej tyre që ky konflikt interpretimit të zgjidhet sa më shpejt dhe duhen për qartësime për çështjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Shqipëria ka nevojë për bërjen sa më shpejt funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe efektivitetin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe gjithashtu është thelbësore dhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)