Lamtumirë Diego! 5 golat më të bukur të Pibe de Oro në Kupat e Botës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 18:04 | Futboll

Diego Armando Maradona është konsideruar gjerësisht si një prej futbollistëve më të mirë në botë, duke rivalizuar me legjendën braziliane Pele për vendin e parë në “Olimpin” e futbollit. Përgjegjës për disa prej golave më fantastikë të realizuar ndonjëherë në historinë e futbollit, pa dyshim spikat “goli i shekullit” kundër Anglisë në Botërorin 1986. Vetëm një muaj më parë, në kanalin zyrtar të FIFA-s në YouTube, u publikuan 5 golat më të bukur të argjentinasit, realizuar në Botërorët ku ka marrë pjesë, plot 4, atë të vitit 1982, 1986, 1990 dhe 1994. Shijojini! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos