Kukësi merr fitoren e parë, Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 18:40 | Futboll
Kukësi merr fitoren e parë, Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët

Një gol i shënuar nga Ibraimi në minutën e 41, në ndeshjen ndaj Laçit, i ka dhënë fitoren e parë Kukësit në Kategorinë Superiore.

Pa trajnerin Gega në stol, i cili është i infektuar me koronavirus, verilindorët morën 3 pikët e parë në këtë sezon, që nisi me vështirësi për ta.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj jave, e cila mund të vlerësohet edhe si më e rëndësishmja, Teuta-Vllaznia, u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pas kësaj jave, Vllaznia vijon të jetë ende në krye të renditjes me 10 pikë, ndërsa e ndjek Kastrioti me 2 pikë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos