FSHF vendos për të ardhmen e Edy Reja

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 12:36 | Futboll
FSHF vendos për të ardhmen e Edy Reja

Pas thirrjes së tifozëve për largimin e trajnerit Edy Reja dhe idesë së krijuar se dështimi në Ligën e Kombeve vulosi largimin e trajnerit, Federata e Futbollit nuk e mendon kështu.

Përkundrazi, ata hodhën poshtë zërat për arritjen e marrëveshjes me italianin Luixhi Di Biaxho, duke i cilësuar “spekulime të pavërteta”. FSHF theksoi se në krye të stolit të Kombëtares vijon të jetë Edy Reja, si cili ka kontratë dhe do të vazhdojë punën deri në fund.

Marrëveshja me teknikun 74-vjeçar përfundon në muajin nëntor. Në këtë mënyrë ai do të zhvillojë miqësoret me Arabinë Saudite në tetor dhe me Italinë, më 16 nëntor në Arenën Kombëtare.

Këto dy ndeshje mund të ishin shfrytëzuar nga trajneri i ri për një njohur skuadrën dhe futbollistët, në kuadër të Euro 2024, evenimentit që do të nisë me shortin e 9 tetorit në Frankfurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos