Asnjë viktimë dhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 17:51 | Kosova
Asnjë viktimë dhe 7 raste të reja me koronavirus në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë deklaroi se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus. Fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Nga Covid-19 janë shëruar 12 pacientë ndërsa raste aktive mbeten 166.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.

Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos