Opozita presion Kurtit për Ujmanin, kufirin dhe dialogun

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 19:36 | Kosova
Opozita presion Kurtit për Ujmanin, kufirin dhe dialogun

Ishte një seancë parlamentare me opozitën protagoniste në Kosovë. Gjatë ndërhyrjeve të shpeshta deputetët shtruan pyetje për qeverinë e Albin Kurtit. Fillimisht për raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përdorimin e liqenit të Ujmanit.

“Tash këtë studim e kanë në dorë dhe unë pres deklarim të qartë të qeverisë lidhur me këtë pyetje: A e cwnon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i përgatitur nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës. E udhës do të ishte kërkohej falje, u pata thënë atëherë mos të nguten, edhe sot u them të mos nguten sepse koha po i nxjerr çdo ditë të gjitha të vërteta, edhe të gjitha mashtrimetsigurisht.”, u shpreh Avdullah Hoti, deputet i LDK.

“Cili është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth marrëveshjes së Uashingtonit, tashmë kanë filluare dhe hapa konkret nga partnerët tanë ndërkombëtar që kanë marrë obligime nga ky proces, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e siç ishte para dy ditësh sjellja e një plani për Ujmanin.”, theksoi Abelard Tahiri, deputet i PDK.

Në vëmendje u risoll sërish rishikimi I demarkacionit me Malin e Zi.

“Pse pra sot kjo mazhorancë dhe ky kryeministër po heq dorë prej rinegocimit dhe kthimit të atyre tetë mijë hektarëve mbi bazën e të cilave keni ushtruar një dhunë të jashtëzakonshme ndajinstitucioneve të Republikës së Kosovës në vitin 2016.”, tha Tahiri.

“Veprimi i radhës, ngritja e një trupe punuese të përbashkët Kosovë – Mali i Zi për shënjimin e kufirit. Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri e dini çka pason, kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh.”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK. 

Jashtë diskutimit nuk mbeti as dialogu me Serbinë.

“I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë.”, tha Haradinaj.

Gjithashtu edhe asociacioni I komunave serbe në Kosovë.

“A është kryeministri kundër Asociacionit? Dëgjojmë nganjëherë kryeministrin të përmend lloje të asociacionit. Për këtë i bëjë pyetje në start, trego nëse je ose jo?”, shtoi Ramush Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos