PDK mbetet pa kryetar, Enver Hoxhaj dorëhiqet deri në mbajtjen e konventës

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 20:22 | Kosova
PDK mbetet pa kryetar, Enver Hoxhaj dorëhiqet deri në mbajtjen e

Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur pa një drejtues zyrtar. Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqjen nga ushtruesi i detyrës së kryetarit në këtë forcë politike.

Përmes një konference për media, njoftoi se bashkë me të është dorëhequr edhe kryesia aktuale e PDK-së. Ky vendim vjen për t’i kaluar kompetencat grupit punues të konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që mbahet më 3 korrik.

Hoxhaj tha se ky është shembulli i duhur për një proces demokratik brenda partisë. Ai mori drejtimin e PDK-së pas dorëheqjes së detyruar të Kadri Veselit, i cili po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë ku akuzohet për krime lufte dhe kundër njerëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos