
Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në ditën e fundit janë testuar 1493 persona dhe janë shëruar 94 pacientë.
Rastet aktive kanë rënë në 345 ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 1117 doza të vaksinës kundër COVID-19. (A2 Televizion)