Astrit Avdyli në “rrjetën” e OFL-së

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 13:46 | Kronikë
Astrit Avdyli në “rrjetën” e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit, ka vijuar edhe këtë të mërkurë, me dërgimin e formularëve për vetëdeklarim të pasurisë, ndaj personave që janë subjekt i këtij ligji.

Dy personat që morën formularët, këtë të mërkurë, janë Astrit Avdyli, banues në Shijak, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale, "vrasje me paramendim", si dhe Astrit Keçi, banues në Shijak, i dënuar nga Gjykata e Pizës, për veprën penale “trafikim i narkotikëve”.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL-ja është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos