
At Grigor Pelushi, nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, u shpreh në studion e “Absolut 4” se feja sot për sot “është ndër institucionet më të besueshme të vendit”.
“Shqiptarët janë popull besimtar dhe nuk jam dakord me ata që thonë se nuk janë fetarë. Ne u përballëm me një ideologji çnjerëzore, që e privoi njeriun edhe nga besimi. Por, pavarësisht kësaj, sërish ne shihnim te gjyshërit që besimi jetonte thellë brenda tyre. Vlerat e besimit ishin të mishëruara tek ata. Ne po përballemi edhe me një tranzicion të gjatë, ku njerëzit po humbasin shpresën dhe feja sot për sot është ndër institucionet më të besueshme të vendit”, deklaroi Pelushi.
Sipas tij, “feja duhet të merret si model nga politika për të krijuar shpresë”.
Pelushi shtoi se “Kisha ka dhënë kontribute dhe modele gjatë këtyre 30 viteve tranzicioni” në vendin tonë. (A2 Televizion)