




Një atentat me pasojë vdekjen e një personi raportohet të jetë kryer pasditen e të dielës jashtë një lokali në një lagje të Athinës. Sipas mediave greke viktima është një shtetas me origjinë shqiptare, ndërsa dy persona të tjerë raportohet të kenë mbetur të plagosur, mes tyre një grua.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 me orën lokale pranë sheshit Nea Smyrni. Sipas mediave greke, viktima ka qenë jashtë një lokali në një zonë këmbësorësh, kur atentatori është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tij 5-6 herë.
Viktima, që ndërroi jetë në vend, u qëllua në kokë, raportojnë mediat greke, duke cituar dëshmitarë okularë, sipas të cilëve atentatori ishte një vrasës profesionist. Më pas ai është larguar me vrap.
E gjithë zona është rrethuar dhe patrulla të shumta policie të cilat janë vënë në kërkim të vrasësit.
Ndërkohë raportohet se dy të plagosur janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. (A2 Televizion)