Atentat në Vlorë, plagoset 30-vjeçari. Autorët djegin makinën tek Uji i Ftohtë

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 20:47 | Kronikë
Atentat në Vlorë, plagoset 30-vjeçari. Autorët djegin

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Romeo Meçaj, nga Tepelena. Mësohet se ai ka qenë duke parkuar makinën, kur ndaj tij është qëlluar me armë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur në gjoks dhe këmbë. Policia dyshon se Meçaj është i përfshirë në trafik narkotikësh.

Ndërkohë, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, që mendohet se i përket autorëve të këtij atentati.

Vijon… (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos