Ngjarje e rëndë në Devoll, vriten dy persona, arrestohet autori

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 16:01 | Kronikë
Ngjarje e rëndë në Devoll, vriten dy persona, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Progër të Devollit. Mësohet se dy të moshuara janë gjetur të vrara në banesë. Bëhet e ditur se viktimat janë të moshës 60 dhe 80 vjeç. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ato janë gjetur me plagë të shumta në trup.

Viktimat janë identifikuar si Bukurie Bami dhe Fatmira bami, nuse dhe vjehrra. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, i cili është Ali Zili, 36 vjeç. Nga të dhënat e para, ai dyshohet të jetë futur në banesë për të grabitur, por pasi ka hasur në rezistencë i ka qëlluar të moshuarat me mjete të forta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme "Shqiponjat", pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos