Atentati në Durrës, reagon Lulzim Basha

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 20:57 | Politikë
Atentati në Durrës, reagon Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për atentatin e ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet të Durrësit, ku mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe prokurori Arjan Ndoja.

Basha shkruan se atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Më tej, ai thekson se “ngjarja bëhet edhe më rëndë kur u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht”.

“Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit. Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarë popullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos