
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Serbi. Një autobus është përplasur me një kamion dhe për pësojë kanë mbetur të vdekur të paktën 4 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Mediat serbe raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Barlovo, në rrugën Kurshumlija-Prokuplje rreth orës 6:40 të ditës së martë.
Pas aksidentit të tmerrshëm, automjetet kanë shpërthyer në flakë. Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta. (A2 Televizion)