
Konferenca për Ballkanin, analistët: Në fokus, parandalimi i korrigjimit të kufijve
Parandalimi i ndryshimit të kufijve duket se është qëllimi kryesor i konferencës së Ballkanit perëndimor që mbahet në Berlin.
Media gjermane Der Spiegel shkruan se kancelarja Angela Merkel dhe kreu i Elizesë Emanuel Macron duan të evitojnë skenarë të tillë nacionalistë, që vlerësohen si thellësisht të rrezikshëm. Merkel dhe Macron duan të t’u vënë vijën debateve të zjarrvënësve të rinj dhe etno-nacionalistëve, shkruan “Spiegel online”. Studiuesi i shkencave politike, Dushan Reljiç, thotë se frika e krijimit të një precedenti është e madhe.
“Në përgjithësi, takimi në Berlin duhet të jetë një lloj udhëzimi bindës për disa politikanë diskriminues të Ballkanit Perëndimor. Frika e një precedenti nga ndryshimet e reja kufitare në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe, sidomos në Gjermani”, tha Dushan Reljiç.
Media gjermane shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe homologu nga Kosova Hashim Thaçi u pajtuan në negociata të fshehta për shkëmbimin territorial si një zgjidhje e konfliktit – edhe pse ata publikisht e mohojnë këtë. Ekspertja Johanna Deimel thotë për Docie Velense takimi që Merkel e Macro kanë organizuar në Berlin me liderët e Ballkan forcon qëndrimin për mos ndryshim të kufijve.
“Gjermania bën pjesë tek ato vende të BE-së që janë shprehur qartë dhe kundër propozimit të Vuçiçit dhe Thaçit për ndryshime kufijsh. Zhvendosjet që lidhen me këtë përbëjnë një rrezik të madh sigurie politike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit”, u shpreh.
Ndërkaq, ish-politikani gjerman dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Christian SchWarz-Schilling, e sheh konferencën si një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri në rajon. (A2 Televizion)