Mbushi shtëpinë me kanabis e municione, në pranga një 23-vjeçar

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 13:51 | Kronikë

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Krujë, pasi në banesën e tij është kapur lëndë narkotike kanabis sativa dhe municione luftarake.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë.

“Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos