I riu u gjet i vdekur në rrugë në Fushë-Krujë, dyshimet e para të policisë. Familjarët: Nuk kishte probleme hasmërie

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 10:15 | Kronikë
I riu u gjet i vdekur në rrugë në Fushë-Krujë, dyshimet

34-vjeçari Indrit Ndoji u gjet i pajetë, të premten në mëngjes, buzë një rruge në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë. Policia tha se në trupin e tij ishte konstatuar një plagë e shkaktuar nga armë zjarri, çka lë të kuptohet se Ndoji është vrarë.

Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë ishin familjarët e tij. Ata shprehen jashtë kamerave se Indriti udhëtonte gjithmonë me biçikletë, gjë që i shtyn të aludojnë se ekzekutimi i tij mund të jetë bërë diku tjetër, pasi biçikleta nuk është gjetur në vendngjarje.

Familja mohon të ketë probleme hasmërie. Dyshimet e grupit hetimor janë të fokusura në pistën e ndonjë konflikti të çastit dhe atë të problemeve që ka pasur më herët me trafikun e klandestinëve, vepër për të cilën ka qenë i arrestuar kohë më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/34-vjecari-gjendet-i-pajete-ne-nje-rruge-te-fushe-krujes/
https://a2news.com/2022/02/01/34-mije-vepra-penale-ne-vit-shqiperia-ia-kalon-rajonit-62-viktima-nga-vrasjet-ne-2021/

A2 CNN Livestream

Latest Videos