Vdekja e Lear Kurtit, pezullohen nga detyra 3 efektivë policie

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 11:53 | Kronikë
Vdekja e Lear Kurtit, pezullohen nga detyra 3 efektivë policie

Tre policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 3 u pezulluan nga detyra. Bëhet fjale për efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin Laer Kurti pasi në Spitalin e Traumës u transportua nga një tjetër patrullë.

Dëshmitë e tyre u morën nga agjencia e mbikëqyrjes policore, e cila tha një ditë më parë se nga provat e grumbulluara, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk janë evidentuar veprime të kundraligjshme. Pezullimi është një masë e përkohshme për sa kohë policia është palë e hetuar për ngjarjen dhe efektivët duhet të jenë në dispozicion të hetimit kjo dhe për të dhënë detaje lidhur me kohën se kur 32-vjeçari u ndje keq.

AMP dhe prokuroria në konkluzionet paraprake thanë se nga autopsia ka rezultuar një qese e dyshuar me lëndë narkotike, por pa specifikuar nëse kjo ishte arsyeja që i mori jetën.

Gjatë hetimit të rastit janë sekuestruar edhe pamjet filmike të 5 bizneseve në rrugën “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ku u ndoq dhe u ndalua viktima. Laer Kurti humbi jetën pas shoqërimit nga policia e cila e dërgoi në Spitalin e Traumës pa shenja jete. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/20/vdekja-ende-pa-shkak-per-lear-kurtin-por-nuk-lihet-pa-permendur-qese-e-dyshuar/
https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-ende-pa-shkak-e-lear-kurtit-sali-berisha-therret-qytetaret-ne-proteste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos