Futën në Shqipëri mijëra euro false, Gjykata jep dënimin për shtetasit e huaj

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 12:35 | Kronikë
Futën në Shqipëri mijëra euro false, Gjykata jep

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me nga 6 vjet burg shtetasit kamerunas Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, të cilët u shpallën fajtorë sepse tentuan të fusnin miliona euro false në tregun shqiptar.

Ndërkohë, gjykata rrëzoi akuzat për shtetasen e tretë Jennifer Chollet, e cila u la e lirë në sallën e gjyqit.

Fillimisht, gjykata dha dënim me 9 vite burg për të akuzuarit, por ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar

Shtetasit e huaj mohuan akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra”, si dhe kërkuan pafajësi.

Sipas prokurorisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të fusin në qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milionë euro, kartëmonedha të cilat iu sekuestruan shtetasit Jose Ngankam. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos