All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

‘Autoriteti i Dosjeve drejtohet nga Rama’, Berisha: Ligji i miratuar, më i keqi

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 20:21 | Politikë
‘Autoriteti i Dosjeve drejtohet nga Rama’, Berisha: Ligji i
All - Paragraf - 1

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi në Debat në A2 CNN dhe çështjen e miratimit të ligjit të dosjeve me votat e deputetëve të grupimit Alibeaj.

Sipas Berishës, ky është ligji më i keq i votuar deri më sot për hapjen e dosjeve. Ai akuzoi Ramën se drejton Autoritetin e Dosjeve.

All - Paragraf - 3

“Ligji që u votua në parlament është ligji më i keq që është votuar deri sot për hapjen e dosjeve. Është hartuar nga Rama dhe në funksion të gjuetisë së shtrigave. Ky ligj thotë se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit. Imagjinoni sikur ta kërkonin 1 milionë persona, mundësia është zero. Edi Rama është Autoriteti i Dosjeve, e ka caktuar ai”, tha Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos