Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 13:02 | Bota
Avioni amerikan rrëzohet në Detin e Veriut

Një avion amerikan është rrëzuar në Detin e Veriut këtë të hënë dhe piloti për momentin rezulton i zhdukur.

Avioni F-15C Eagle, ishte nisur nga baza e Forcave Ajrore Britanike në Suffolk, u përplas rreth orës 9:40, me orën lokale, raporton BBC, gjatë një misioni stërvitor. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Kërkimet për pilotin vijojnë nga skuadrat e shpëtimit të dërguara në vendngjarje.

Sipas “The Guardian”, piloti dhe avioni amerikan janë pjesë e një flote me avionë luftarakë të vendosur në bazën britanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos