Ish-marinsi amerikan dënohet me 16 vite burg në Rusi

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 12:39 | Bota

Një gjykatë në Rusi dënoi me 16 vite heqje lirie ish-ushtarakun amerikan, Paul Whelan. Ky i fundit u shpall fajtor për spiunazh.

Ky është një vendim, i cili është dënuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë, që thekson se është një shkelje e të drejtave të njeriut. Madje paralajmëron se dënimi mund të dëmtojë marrëdhëniet mes vendeve.

Whelan, i cili ka pasaportë amerikane, britanike, kanadeze dhe irlandeze, u ndalua nga shërbimi sekret rus në Moskë në dhjetor të vitit 2018. Ai u kap në flagrancë me një USB me informacione sekrete. 50-vjeçari ka mohuar vazhdimisht akuzën për spiunazh dhe pretendon se ky është një kurth i ngritur kundër tij. USB-në e kishte marrë nga një i njohur në Rusi, brenda së cilës mendonte se kishte imazhe të destinacioneve të ndryshme turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos