
Autoritetet e Guardia di Finanza organizuan një operacion të suksesshëm policor në fund të së cilit u sekuestrua një sasi e madhe hashashi si dhe drogë sintetike.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në një konteiner në Portin e Salernos, ku pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për 2800 kg hashash dhe 1 milionë tableta amfetaminë.
Sipas policisë në konteiner ndodhej dhe një sasi e madhe veshjesh firme, të falsifikuara. Deri tani ka disa persona të shoqëruar për drogën. (A2 Televizion)