Avioni që fluturon vetë | VIDEO

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2018, 18:29 | Teknologji

Inxhinierët e “Massachusetts Institute of Technology” (MIT) thonë se kanë arritur të ngrënë në fluturim avionin e parë që nuk ka pjesë lëvizëse dhe nuk punon me karburant.

Arritja është një moment historik në teknologjinë e “erës jonike” që mund të hapë rrugën për fluturime më pak të zhurmshme dhe më dashamirëse ndaj ambientit në të ardhmen. Zbulimet u publikuan të mërkurën në revistën “Nature”.

Që prej 115 vitesh, kur vëllezërit Wright hynë në histori duke realizuar fluturimin e parë, njeriu ka arritur të dominojë qiejt. Por që prej asaj dite, gjithmonë i është dashur të përdorë pjesë lëvizëse, si helikat apo turbinat në mënyrë që të shkëputet nga toka.

https://youtu.be/boB6qu5dcCw

Këtë herë, shkencëtarët e MIT kanë arritur të zhvillojnë një teknologji të bazuar mbi konceptin e “erës jonike”, ose shtysa elektrodinamike, të cilat funksionojnë përmes një baterie elektrike me 20 000 volt. Fusha elektrike krijon një valë me jone nitrogjeni e cila është aq e fuqishme sa që i jep shtysë avionit të ngrihet nga toka.

Sipas Steven Barrett, Profesor i Asociuar i Aeronautikës dhe Astronautikës në MIT, e gjithë ideja erdhi nga seriali televiziv “Star Trek”, të cilin ai e ndiqte kur ishte fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos