Babai plagos djalin me thikë

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 13:31 | Kronikë
Babai plagos djalin me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë të hënë, në Berat, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

Policia bën të ditur se, për motive të dobëta, shtetasi me iniciale R.Sh., 66 vjeç, ka goditur me thikë në trup djalin e tij shtetasin A.Sh., 32 vjeç.

Fillimisht, 32-vjeçari u dërgua në spitalin e Beratit, ndërsa mësohet se më pas është nisur për në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, policia vuri në pranga 66-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos