
Paguajnë faturat çdo muaj, por ujë nuk kanë. Ky është realiteti në këto ditë të nxehta i 200 familjeve të fshatit Belinë në bashkinë e Patosit.
Edhe ai pak ujë që u vjen ne rubineta një herë në dy apo tre ditë është i papijshëm dhe madje nuk mund të përdoret as për t’u larë.
Madje banorët duhet të bëjnë roje natën që të kapin ato pak minuta ujë që mund t’u vijë në rubineta.
Një prej banorëve na tregon pompat që është detyruar të instalojë për të patur pak ujë për vete dhe për bagëtitë.
Banorët e Belinës kërcënojnë se nuk do të lejojnë më lexuesit e sahatëve të ujësjellësit, për sa kohë nuk do të kenë furnizim të rregullt më ujë.
Mbi 200 familje të fshatit Belinë në Bashkinë e Patosit në këto ditë të nxehta vuajnë mungesën e theksuar të furnizimit me ujë. Ata shprehen se paguajnë rregullisht faturat e ujësjellësit dhe se ai pak ujë që u vjen një herë në dy ditë është i papijshëm. (A2 Televizion)