
Betis për 45 minuta luan si e barabartë me Barcelonën, por blaugranat arrijnë në fund një fitore të artë në garën e saj për titull kundër Real Madridit.
Gara nis menjëherë në dizavantazh për ekipin e Messit, me një penallti të realizuar (6’) nga Betis pas një prekje me dorë të mbrojtësit Lenglet. Barca barazon menjëherë me një aksion fantastik ku një asist i Messit realizohet mjeshtërisht nga de Jong.
Gara është emocionuese dhe njeh surprizën e golit të dytë të Betis me një aksion “alla Messi” të Fekir në të 26-ën. Katalanasit gjetën ekuilibrin vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, me një aksion konfuz të finalizuar nga Busquets.
Gjithçka bëhet më e thjeshtë për Barcën në pjesën e dytë, por vetëm në minutën 76’ ata kalojnë në epërsi me një harkim të mbrojtësit Langlet që harron penalltinë dhe i dhuron fitoren ekipit.
Me fitoren e sotme Barca mbetet në vend të dytë, 3 pikë më pak se Real Madrid. (A2 Televizion)