Barcelona firmos zyrtarisht me fituesin e Champions League

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 10:15 | Futboll
Barcelona firmos zyrtarisht me fituesin e Champions League

Ilkay Gundogan do të veshë fanelën e Barcelonës për sezonin e ri futbollistik.

Lajmi u konfirmua nga faqja e blaugranave në Twitter, e cila publikoi një foto të mesfushorit, i veshur me ngjyrat e reja.

Lojtari me orgjinë nga Turqia i është bashkuar klubit katalanas si lojtar i lirë nga Manchester City, ndonëse ky i fundit, vetëm pak ditë më parë, arriti të fitonte dhe Champions League.

Barcelona arriti të përfitojë nga fakti që lojtarit i përfundoi kontrata dhe e transferoi atë me parametra zero me një kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos