
Marcelo Brozovic largohet nga Interi. Vetëm pak ditë pas transferimit të Sandro Tonalit nga Milani te Neëcastle, edhe ekipi tjetër i Milanos humb titullarin e mesfushës.
Mesfushori kroat do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite, me Al Nassr, ekipin ku luan Cristiano Ronaldo.
Mediat italiane bëjnë me dije se pas pranimit të ofertës nga ana e kroatit, edhe Interi me Al Nassr kanë arritur akordin për çmimin e kartonit, me arabët që do të paguajnë 23 milionë euro.
Nga ana tjetër, mesfushori kroat do të përfitojë një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifër që e bindi të heqë dorë nga oferta e Barcelonës.
Marcelo Brozovic u transferua te Inter verën e vitit 2014 dhe në 9 sezone luajti 300 ndeshje zyrtare dhe shënoi 31 gola. (A2 Televizion)