
Drejtori i Vllaznisë, Engin Firat, është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i kundërshtarëve të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020, Moldavisë.
Në kontratën me Federatën Moldave të Futbollit, Firat do të drejtojë ekipin në dy ndeshjet e nëntorit, përballë Francës dhe Islandës. Më pas, ata do të ulen sërish për të vendosur nëse do të zgjasin kontratën apo jo.
Shqipëria e mundi thellë Moldavinë me shifrat 0-4. (A2 Televizion)