Bayern kalon me vështirësi në raundin e tjetër të Kupës së Gjermanisë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 22:02 | Futboll

Ishte një ndeshje e lehtë në letër ajo e Bayern Munchen përballë modestëve të Bochum në raundin e radhës së Kupës së Gjermanisë, por nuk rezultoi shumë. Kampionët e Gjermanisë rrezikuan shumë në këtë ndeshje dhe iu deshën vetëm 10 minutat e fundit për të kthyer ndeshjen dhe për të kaluar në turin tjetër.

Bochum kaloi e para në avantazh në pjesën e parë të takimit falë një autogoli të Davies. Minutat kalonin dhe Bayern ende nuk kishte treguar potencialin e tij. U duk se ndeshja po shkonte drejt një disfate për djemtë e Kovaç, por nuk ishte kështu.

Në minutën e 83 të takimit Gnabry barazoi shifrat duke sjellë një frymëmarrje qetësie për bavarezët. 5 minuta më vonë Thomas Muller shënoi dhe golin e fitores duke shmangur kështu shtesën sfilitëse nëse ndeshja mbyllej në barazim. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos