Interi ka dalë me një 3-pikësh mjaft të merituar dhe të nevojshëm në garën për titull në ndeshjen e radhës së Seria A. Zikaltërit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 në takimin e luajtur në transfertë përballë ekipit të Brescia-s, duke bërë të harrohet zhgënjimi i ndeshjes së mëparshme në shtëpi ndaj Parmës.
Lautaro Martinez shënoi i pari për ekipin e Contes në minutën e 23 të takimit, i ndihmuar dhe nga një devijimi i mbrojtësit vendas. Në minutën e 62 sulmuesi Lukaku dyfishoi shifrat me një asist të dhuruar nga Gagliardini. Vendasit u hodhën në sulm në pjesën e mbetur të takimit dhe arritën të shënojnë në minutën e 75, falë një autogoli të Skriniar.
Në ndeshjen tjetër të Serie A për ditën e martë, Lazovic i dha një fitore të merituar Veronës në fushën e vështirë të Parmës. (A2 Televizion)