
Stadiumi i ri Interit dhe Milanit është gati për të nisur nga puna ndërsa dilema për ekzistencën e impiantit aktual ka marrë fund. “San Siro” nuk do të shembet për të ndërtuar një të ri, por do të rikonstruktohet.
Ky është kushti i panegociueshëm i Këshillit Bashkiak të Milanos, sipas të cilit shtëpia e re e Interit dhe Milanit duhet të ndërtohet duke ruajtur strukturën ekzistuese. Rinovimi do të kushtojë 200 deri në 250 milion euro dhe do të duhet një afat prej 3 vitesh për të përfunduar. Disa sektorë mund të mbyllen për shkaqe sigurie çka do të reduktojë kapacitetin në 45 mijë vende gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)