Barcelona zyrtarizon sulmuesin Aubameyang

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:23 | Futboll
Barcelona zyrtarizon sulmuesin Aubameyang

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni ka firmosur me katalanasit një kontratë deri në 30 qershor 2025 dhe me një klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Aubameyang u largua nga Arsenal për shkak të marrëdhënies jo të mirë me trajnerin Mikel Arteta dhe për të luajtur me Barcelonën pranoi që të ulte pretendimet ekonomike.

Këtë sezon, Aubameyang ka luajtur vetëm 15 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 7 gola, ndërkohë që me “Topçinjtë” ka shënuar 141 gola në 213 ndeshje gjithsej. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/02/nuk-eshte-zyrtarizuar-por-aubameyang-fotografohet-ne-stervitje-me-barcelonen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos