
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga klubi, Aubameyang ka nisur stërvitjen me skuadrën e Barcelonës.
Futbollisti është fotografuar në seancën e fundit stërvitore ku shfaqej në dispozicion të teknikut Ksavi Hernandez.
Gjithçka në fakt është zyrtarizuar nga babai i lojtarit i cili me anë të një postimi, njoftoi arritjen e marrëveshjes.
Sipas asaj që raportohet, Aubameyang ka firmosur kontratën deri në qershor të vitit 2023, ndërsa pritet që prezantimi i tij të bëhet, këtë të premte. Dëshira e trajnerit është ta ketë në dispozicion që në ndeshjes e radhës përballë Atletiko Madridit, këtë të diel. (A2 Televizion)