Xherdan Shaqiri ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 të Lyon përballë Marseille, pasi shënoi një gol dhe dhuroi asist në golin e fitores.
Në duelin e vlefshëm për javën e 22-të, futbollisti me origjinë shqiptare shënoi golin e barazimit, ndërsa 10 minuta më vonë dhuroi një top për Dembele, për të përmbysur rezultatin e sfidës.
Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit në 11 ndeshje të luajtura. Pas këtij triumfi, Lyon pozicionohet në vendin e shtatë, me 34 pikë. (A2 Televizion)