
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të mbërrijë në Tiranë mesditën e kësaj të enjteje, ku ka parashikuar në agjendën e tij të mbajë disa takime.
Drejtuesi më i lartë i futbollit kontinental, gjatë vizitës në kryeqytetin shqiptar do të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama rreth orës 15:00.
Diskutimet pritet të lidhen me tensionin e krijuar përpara Asamblesë Zgjedhore për kreun e Federatës së Futbollit si dhe organizimit të finales së Conference League në Tiranë, në datën 25 maj.
Më pas kreu i UEFA-s do të vizitojë selinë e FSHF. Në total, Ceferin do të qëndrojë në Tiranë për afro gjashtë orë, nga momenti i zbarkimit gjysmë ore pas mesdite, deri në largimin në orën 18:00. (A2 Televizion)