Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia të ndalë dhunën ndaj minorenëve

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 20:53 | Politikë
Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas takimeve të zhvilluara në orët e fundit me disa ambasadorët në vend për situatën e krijuar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.

Kryedemokrati Basha shprehet se informoi ambasadorët për përpjekjet për të manipuluar vrasjen e të riut dhe kërkoi që të ndalet dhuna e forcave të policisë ndaj minorenëve në protestë.

“Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos