Basha: Biznesi, në luftë për mbijetesë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2019, 11:31 | Politikë
Basha: Biznesi, në luftë për mbijetesë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me bizneset e autostradës Tiranë-Durrës, deklaroi se “sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë”.

“Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë”, deklaroi Basha.

“Ne jemi për taksa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë”, shtoi kreu demokrat.

Më tej, Basha bëri një premtim: “Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qendra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos