Mbledhja e dy qeverive, Rama-Kurti kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve, shmangin “Open Balkan”

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 16:05 | Politikë
Mbledhja e dy qeverive, Rama-Kurti kërkojnë zbatimin e

Ne mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan 15 marrëveshje të tjera bashkëpunimi, që i shtohen 150 të tjerave të firmosura në 6 takimet e mëparshme të këtij formati. Albi Kurti e vuri theksin tek rëndësia e zbatimit të këtyre marrëveshjeve si e vetmja mënyrë për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Rama, i cili njoftoi edhe ngritjen e sekretariati që do të ndjekë implementimin e tyre.

Kryeministrat e dy shteteve shqiptare në Ballkan edhe njëherë konfirmuan ndasitë në lidhje me nismën “Open Balkan”, por u kujdesën që të shmangin përplasjet.

Gazetarët nga Kosova i ngacmuan mbi idenë e një referendumi mbi bashkimin e dy vendeve. Kjo ishte mbledhja e 7 e përbashkët e të dy qeverive, një format i nisur në 2014 në Prizren, ku Shqipëria është prezantuar gjithmonë me Edi Ramën, ndërsa Albin Kurti merr pjesë për herë të parë si Kryeministër i Kosovës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos