Basha, Mediu dhe Philips diskutojnë situatën ligjore e ekonomike

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 12:43 | Politikë
Basha, Mediu dhe Philips diskutojnë situatën ligjore e ekonomike

Situata ligjore dhe ekonomike në Shqipëri ishte në qendër të një takimi virtual të Qendrës Për Sigurinë në Europën Juglindore, e drejtuar nga Fatmir Mediu, dhe ajo për të drejtat e njeriut me drejtor David Philips.

Në mbledhje mori pjesë lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se dy janë sfidat për Shqipërinë: ajo politike e kushtetuese dhe sfida ekonomike për shkak të korrupsionit qeveritar.

Edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se vendi po kalon një krizë të fortë kushtetuese, ndërsa theksoi se epidemia Covid-19 u shfrytëzua nga qeveria për të frikësuar qytetarët.

Edhe drejtuesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut, David Philips, tha se Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sipas tij, 15 kushtet e vendosura nga BE-ja tregojnë qartësisht sa larg standardeve demokratike dhe vlerave europiane është Shqipëria.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos