Me rreth 10 mijë vota më shumë nga sa e zgjodhën vetëm disa muaj më parë, demokratët votuan në referendumin e të shtunës pro vendimit të Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Janë 43 385 vota pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga detyra e kreut të PD-së”, deklaroi Albana Vokshi.
Sali Berisha zgjodhi shkallët e selisë blu për të bërë publik rezultatin për shkarkimin e kryetarit nga ku drejtoi një thirrje për të gjithë mbështetësit e lidershipit aktual.
“Ftoj deputetët e PD-së të marrin listën dhe të kontrollojë një për një anëtarët që kanë votuar dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura. Të mos sillen si njerëz pa vizion, kam pas vlerësim për disa nga to si zyrtarë, por tjetër është të jesh zyrtar, e tjetër gjykimi si politikanë. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht, të mos bëhen instrumente të një skenari të turpshëm, jo vetëm për Shqipërinë. Ftoj kryetarët e degëve të heqin dorë dhe mos të bashkëpunojnë në skenarë që nuk do të pengojnë kurrë revolucionin, edhe pse mund të prodhojnë situata të paparashikueshme”.
Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha Në kuvend u miratua rezoluta e propozuar nga Këshilli Kombëtar që nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha Kuvendi gjithashtu miratoi edhe ndalimin në funksione hierarkike të partisë të personave të shpallur “non grata” Ky kuvend nuk njihet nga Berisha dhe mbështetësit e tij, që e konsiderojnë tashmë Bashën të shkarkuar Me rreth 10 mijë vota më shumë nga sa e zgjodhën vetëm disa muaj më parë, demokratët votuan në referendumin e të shtunës pro vendimit të Kuvendit kombëtar të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës Sali Berisha zgjodhi shkallët e selisë blu për të bërë publik rezultatin për shkarkimin e kryetarit nga ku drejtoi një thirrje për të gjithë mbështetësit e lidershipit aktual Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës sipër automjetit të Lulzim Bashës
Kryetarin e akuzoi se po përdor mbështetjen e kryeministrit Rama për të ruajtur selinë e demokratëve, duke sjellë forca speciale si ato RENEA.
Kjo akuzë e liderit historik të demokratëve mori përgjigje të menjëhershme të kryetarit cili nuk nguroi ti tregonte mbështetjen që gëzon brenda selisë blu.
“Sot tha RENEA, nesër marinsa, nuk na duhet RENEA sepse kemi vetë mbështetës”, deklaroi Basha pas mbledhjes së kryesisë.
Ndërkohë që Basha e paralajmëroi me përjashtim përfundimtar nga partia, Berisha paralajmëroi protesta kombëtare duke nisur nga e hëna e 20 dhjetorit.
Më herët gjatë ditës, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha. Në kuvend u miratua rezoluta e propozuar nga Këshilli Kombëtar që nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Kuvendi gjithashtu miratoi edhe ndalimin në funksione hierarkike të partisë të personave të shpallur “non grata” si edhe të personave që kanë pasur pozicione të ndryshme gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri.
Ky kuvend nuk njihet nga Berisha dhe mbështetësit e tij, që e konsiderojnë tashmë Bashën të shkarkuar.
Referendumi u organizua tre muaj pasi Berisha nisi një seri foltoresh në disa qytete të vendit, pas vendimit të Bashës për ta pezulluar nga grupi parlamentar i PD, pasi ishte shpallu “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për këtë vendim, Berisha ka paditur për shpifje edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris. Ai gjithashtu ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, se po sillet si dikur ambasadori sovjetik në vendin tonë.
Në muajin maj Departamenti Amerikan i Shtetit ndaloi hyrjen në territorin e vet të Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij, për shkak të përfshirjes në korrupsion dhe minim të demokracisë. (A2 Televizion)